Kina dhe Koreja e Jugut janë të të njëjtit mendim që palët përkatëse duhet të përpiqen bashkërisht për të ruajtur paqen dhe stabilitetin rajonal dhe të Gadishullit Korean. Kështu u shpreh më 27 dhjetor në Pekin zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës Hong Lei.
Më 27 dhjetor në Seul të Koresë së Jugut u zhvillua dialogu i 4-t strategjik me nivel të lartë i ministrave të Jashtëm kino-koreanojugor. Ky dialog u zhvillua nga zv.ministri i Jashtëm i Kinës Zhang Zhijun dhe homologu i tij i Koresë së Jugut Park Suk-hwan. Gjithashtu Zhang Zhijun u takua me ministrin e Jashtëm Kim Sung-Hwan dhe me atë të Ministrisë së Bashkimit Yu Wu-ik. Të dyja palët shqyrtuan rrjedhën kryesore të zhvillimit të marrëdhënieve kino-koreanojugore dhe diskutuan për kremtimin e 20-vjetorit të krijimit të marrëdhënieve diplomatike dypalëshe në 2012-n. Ndërkohë, ata kanë shkëmbyer pikëpamjet edhe lidhur me drejtimin e zhvillimit të marrëdhënieve dypalëshe. Ata ranë dakord të përpiqen për nxitjen e bashkëpunimit miqësor në fusha të ndryshme. (U Sen)