Në paraditen e 26 dhjetorit, Li hi-ho, e veja e ish-presidentit të Koresë së Jugut Kim Dae jung dhe Hyun Jeong-eun dhe ajo e ish-drejtorit të Grupit Hjundai, u nisën për në Penian të Koresë së Veriut, për të marrë pjesë në homazhet ndaj liderit suprem të Koresë së Veriut Kim Jong-il.
Li hi-ho u shpreh se në gusht të vitit 2009 kur humbi jetën Kim Dai jung, Kim Jong-il dërgoi një grup për të shprehur ngushëllime në Korenë e Jugut, kështu ajo duhet të kthente vizitën. Ajo shpreson që kjo vizitë mund të përmirësojë marrëdhëniet midis dy vendeve.
Ministria e Bashkimit e Koresë së Jugut bëri të ditur se aktualisht janë lejuar 2 grupe civile të vizitojnë
Korenë e Veriut për të bërë homazhe ndaj liderit suprem Kim Jong-il, duke shpresuar në përmirësimin e marrëdhënieve dypalëshe.
Zëdhënësi i Ministrisë së Bashkimit Choi Boh-seon,
"Kemi lejuar që grupet civile të vizitojnë Korenë e Veriut për të ardhmen e marrëdhënieve midis dy Koreve. Shpresojmë që ky do të jetë momenti kyç që do të cojë përpara marrëdhëniet midis dy palëve."
Kim Dae-jung u vlerësua për politikën që ishte në shërbim të vendosjes së marrëdhënieve të mira me Veriun. Një politikë që në vitin 2000, bëri të mundur Samitin e parë ndër-Korean që nga fundi i Luftës së Koresë në vitin 1953.
Hjundai ishte një nga konglomeratët më të mëdhenj të Koresë së Jugut me investime në Veri. (U Sen/ Bana)