Zyra e Informacionit pranë Ministrisë së Bashkimit të Koresë së Jugut tha të shtunën se Li Hi-ho, e veja e ish-presidentit koreanojugor Kim Dae-jung dhe Hjun Jeong-eun, e veja e ish-presidentit të Grupit Hjundai dhe grupi shoqërues i tyre prej 18 presonash, do të shkojnë më 26 dhjetor në Korenë e Veriut për të bërë homazhe për liderin suprem të Koresë së Veriut Kim Jong-il, si përgjigje ndaj homazheve që pala verikoreane bëri për Kim Dae-jungun.
Qeveria koreanojugore shpalli më 20 dhjetor vendimin se nuk do të dërgojë persona zyrtarë për homazhe për Kim Jong-il, por do të lejojë individë dhe grupe popullore koreanojugore t'i dërgojnë telegrame ngushëllimi Koresë së Veriut. (Wang Lei)