
Nasser Al-Jaidah tha në një konferencë shtypi se Asambleja e Përgjithshme e OKB-së mori kërkesën e misionit të përhershëm të Koresë së Veriut në OKB për të mbajtur heshtje për Kim Jong Ilin. "Në bazë të protokollit të asamblesë, të përvojës së kaluar dhe të mirësjelljes diplomatike, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së do të qëndrojë një minutë në heshtje për Kim Jong Ilin para mbledhjes së Komitetit të Dytë më 22 dhjetor pasdite, por nuk do të ketë fjalime ose pika të tjera."
Sipas programit, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së do të zhvillojë më 22 dhjetor pasdite një mbledhje për të dëgjuar raportin e Komitetit të Dytë, siç quhet komisioni ekonomik dhe financiar i OKB-së. (Çang Çuo)