PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Ambasadori kinez në Korenë e Veriut, homazhe për Kim Jong Il
2011-12-22 16:30:05 cri komenti juaj Printoni

Organet më të larta drejtuese të Kinës kanë vendosur një kurorë me lule pranë arkivolit të liderit suprem të Koresë së Veriut Kim Jong Il, që u nda nga jeta pak ditë më parë.

Të mërkurën, ambasadori i Kinës në Korenë e Veriut Liu Hongcai dhe bashkëshortja e tij drejtuan të gjithë punonjësit e ambasadës në Pallatin Memorial Kumsusan për të kryer homazhe. Kurora me lule është vendosur në emër të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës, Komitetit të Përhershëm të Asamblesë Kombëtare Popullore të Kinës, Këshillit të Shtetit, Komitetit Qendror Ushtarak dhe Komitetit Kombëtar të Konferencës Konsultative Politike të Popullit Kinez.

Ambasadori kinez Li Hong Cai, theksoi se liderët e Partisë Komuniste e të vendit, duke nisur nga kryetari Hu Jintao, kanë kryer homazhe pranë ambasadës së Koresë së Veriut në Pekin.

"Sot ne vendosëm një kurorë lulesh. Konsolidimi e zhvillimi i marrëdhënieve të bashkëpunimit miqësor e tradicional midis Kinës dhe Koresë së Veriut është politika që do të zbatohet gjithmonë nga Partia Komuniste e qeveria kineze. Do të vazhdojnë miqësinë tradicionale midis Kinës dhe Koresë së Veriut dhe do të konsolidojmë, ndërtojmë dhe zhvillojmë më mirë këtë miqësi," theksoi ambasadori.

Ndërkohë në situatën e re, ambasada kineze në Korenë e Veriut do të forcojë komunikim e bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Jashtme të Koresë së Veriut. (Çang Çuo)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China