Drejtori i Ushqimit dhe Shëndetit i Hong-Kongut, Jork Chow,
thotë se situata është serioze, duke shtuar se ka mundësi që disa nga pulat e infektuara të jenë shitur tashmë në treg.
"Disa pula në Cheung Sha Wan mund të jenë hedhur në treg. Megjithatë, rreziku është i ulët, për sa kohë që njerëzit i ziejnë mirë pulat para se t'i hanë."
Zyrtarë të bujqësisë kanë bërë kontrolle në të gjitha fermat e Hong-Kongut, por nuk kanë gjetur asgjë të pazakontë.
Nga virusi H5N1 mund të preken personat që kanë pasur kontakte me shpendët e infektuara, veçanërisht në disa pjesë të Azisë.