Më 20 dhjetor paradite sekretari i KQ të Partisë Komuniste të Kinës, kryetar i shtetit i Kinës dhe kryetar i Këshillit Qendror Ushtarak Hu Jintao shkoi në ambasadën e Koresë së Veriut për të shprehur ngushëllime lidhur me vdekjen e Kim Jong Ilit.
Edhe kryetari i komitetit të përhershëm të Asamblesë Kombëtare Popullore të Kinës Wu Bangguo, anëtari i përhershëm i Byrosë Politike të KQ të PK të Kinës Li Changchun dhe nënkryetari i shtetit i Kinës Xi Jinping shkuan së bashku për të ngushëlluar në ambasadën e Koresë së Veriut për vdekjen e Kim Jong Ilit.
Hu Jintao tha se qeveria dhe populli kinez shprehin hidhërim të thellë për vdekjen e shokut Kim Jong Il. Shoku Kim Jong Il ishte udhëheqësi i madh i Partisë së Koresë së Veriut dhe mik i ngushtë i popullit kinez. Ai dha kontribut të rëndësishëm për zhvillimin e marrëdhënieve të bashkëpunimit tradicional e miqësor midis Kinës dhe Koresë së Veriut. Populli kinez nuk do ta harrojë kurrë atë.
I ngarkuari me punën e ambasadorit të Koresë së Veriut në Kinë Park Myung Ho shprehu falënderime të sinqerta për vizitat e ngushëllimit të z. Hu Jintao dhe udhëheqësve të tjerë kinezë. (Sihai)