PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kanadaja del nga "Protokolli i Kyoto-s"
2011-12-13 20:35:59 cri komenti juaj Printoni

Në një konferencë shtypi të organizuar më 12 dhjetor në parlament, ministri i Mjedisit i Kanadasë Peter Kent shpalli tërheqjen zyrtare të vendit të tij nga "Protokolli i Kiotos". Me këtë vendim Kanadaja bëhet vendi i parë që del nga "Protokolli i Kiotos" pas mbylljes së Konferencës së OKB-së për Ndryshimin e Klimës që u mbajt kohët e fundit në Durban të Afrikës së Jugut, si edhe vendi i dytë, pas SHBA-së, që e ka nënshkruar këtë protokoll dhe pastaj është tërhequr prej tij.

Arritja e një marrëveshjeje në konferencën e klimës së OKB-së në Durban të Afrikës së Jugut, u përshëndet nga qeveria kineze. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës Liu Weimin, tha se konferenca e Durbanit arriti përparime të rëndësishme mbi periudhën e dytë të angazhimit të "Protokollit të Kyoto-s".

Pavarësisht marrëveshjes, Kanadaja njoftoi daljen nga "Protokolli i Kyoto-s". Vendimi i saj është konsideruar si "kundër përpjekjeve të komunitetit ndërkombëtar dhe për tu ardhur keq".

Sipas Ministrisë së Jashtme, Kina do t'u kushtojë rëndësi përgjegjësive së dhe detyrimeve të saj. "Kina do të vazhdojë të zbatojë angazhimin për pakësimin e lëshimit të gazrave dhe do të marrë pjesë me qëndrim aktiv dhe konstruktiv në procesin e bashkëpunimit ndërkombëtar për përballimin e ndryshimeve të klimës," theksoi zëdhënësi.

Liu Weimin vlerësoi rolin e Kinës në procesin e bashkëpunimit ndërkombëtar për përballimin e ndryshimeve të klimës dhe përpjekjet për arritjen e rezultateve në konferencën e Durbanit.  (Du)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China