"Duam sanksione të menjëhershme për të gjitha vendet që nuk e kanë respektuar sundimin e defiçitit me 3% nga PBB-ja , tha Sarkozy. Besojmë se marrëveshja mes Francës dhe Gjermanisë është më e plota e mundshme dhe së shpejti do t'i dërgojmë një letër, Presidentit të Këshillit Europian, Herman Van Rompuj", ka thënë Sarkozy.
Në konferencën e përbashkët të dhënë për shtyp, Kancelarja gjermane, Angela Merkel është shprehur se, "Eurobondet në asnjë rast nuk janë një zgjidhje e mirë për krizën". Ndërkohë që Sarkozi bëri thirrje që të gjithë vendet anëtare të kenë besim te Banka Qendrore Evropiane dhe te pavarësia e saj.
(Marrë nga Ora News)


















