PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Propozimet e Kinës priten me interes nga bashkësia ndërkombëtare
2011-12-06 20:17:27 cri komenti juaj Printoni

Më 6 dhjetor Konferenca e OKB-së për Ndryshimin e Klimës, që po i zhvillon punimet në Durban të Afrikës së Jugut, hyri në një raund të ri që pritet të jetë më i vështirë, gjatë të cilit do të zhvillohen bisedime të nivelit të lartë. Në një konferencë shtypi më 5 dhjetor kryetari i delegacionit kinez Xie Zhenhua i shtjelloi medias ndërkombëtare pikëpamjet e Kinës. Ai u shpreh:"Problemi i tanishëm është vullneti për të mbajtur premtimet dhe për të marrë masa, me qëllim që vullneti politik të përkthehet në veprime konkrete. Kina mban qëndrim të hapur për këtë problem dhe ne dëshirojmë të përpiqemi me vendet e ndryshme për të trajtuar sfidat e ndryshimit klimatik."

Deklaratat e para publike të delegacionit kinez tërhoqën vëmendjen e madhe të medias ndërkombëtare. Në seancat e javës së kaluar të konferencës, ku u arrit progres i ngadalshëm, përfaqësuesit e BE-së, SHBA-së etj. në negociata nxorën pengesa, duke kërkuar që Kina dhe vendet e tjera të mëdha në zhvillim të kenë detyrime për të pakësuar lëshimin e gazit serrë.

Përfaqësuesi i SHBA-së tha se, nëse ekonomitë e reja, siç janë Kina, India etj., marrin përsipër objektivat e detyrueshme të pakësimit të lëshimit të gazit serrë, edhe SHBA-ja do të shqyrtojë mundësinë e pakësimit të detyrueshëm të këtij gazi. Kurse përfaqësuesit e BE-së theksuan disa herë në konferenca shtypi se ata kanë skicuar"Hartën e rrugës të Durbanit", e cila është një marrëveshje mbi pakësimin e lëshimit të gazit serrë që duhet nënshkruar nga vendet kryesore, duke përfshirë SHBA-në dhe ekonomitë e reja, para vitit 2015 dhe duhet të vihet në zbatim në vitin 2020. Ky është parakushti i BE-së për të pranuar periudhën e dytë të premtimeve për zbatimin e "Protokollit të Kiotos".

Vendet e zhvilluara, që janë përgjegjëset kryesore për ndryshimin e klimës, kërkojnë nga vendet në zhvillim të mbajnë të njëjtën përgjegjësi me to. Kjo është e padrejtë dhe jo në përputhje me frymën e konventave ndërkombëtare që janë nënshkruar më përpara dhe që janë ende në fuqi.

Por vendet në zhvillim, duke përfshirë edhe Kinën, mbajnë qëndrimin e "durimit maksimal" dhe shprehen për zhvillimin e bisedimeve dhe të konsultimeve.

Duke dhënë një përgjigje zyrtare, Xie Zhenhua u shpreh se pjesëmarrja e Kinës në marrëveshjen-kornizë për ndryshimin e klimës me fuqi ligjore duhet të bëhet nëpërmjet bisedimeve dhe duhet të plotësohen pesë kushte: ekzistenca e"Protokollit të Kiotos" dhe e periudhës së dytë të tij, mbajtja e premtimit nga vendet e zhvilluara për fondin e "Fillimit të shpejtë" prej 30 miliardë dollarësh dhe fondin afatgjatë prej 100 miliardë dollarësh në vit deri para vitit 2020, zbatimi i konsensusit të arritur në fushat e transferimit të teknologjisë, forcimit të aftësive etj., ndërtimi i mekanizmave përkatës dhe përfundimi i vlerësimit shkencor para vitit 2015.(Zhan Dian)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China