FMN-ja pritet të zhvillojë diskutime javën tjetër për dhënien e këstit të 6-të nga fondi i shpëtimit Greqisë.
Kryetari i Eurogrupit Zhan Klaudi Junker, theksoi se meqenëse Greqia ka plotësuar kërkesat përkatëse, ministrat e Financave të vendeve anëtare të Eurozonës ranë dakord t'i japin këstin e 6-të nga fondi i shpëtimit me një vlerë prej 8 miliardë euro. Ndër to, 2.2 miliardë euro do të vijnë nga Fondi Monetar Ndërkombëtar.
Ndërkohë të enjten 1 dhjetor, mbi 10 mijë punonjës të sektorit publik dhe privat dolën në grevë kundër masave të qeverisë për pakësimin e shpenzimeve. Kjo është hera e parë e mbajtjes së një greve, pasi qeveria e re mori detyrën. Por kjo është greva e 7-të në Greqi që nga fillimi i këtij viti.
Në krahasim me ato në të kaluarat, në këtë grevë morën pjesë më pak njerëz dhe protestat ishin paqësore.


















