PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Junker optimist për dhënien e fondit të Greqisë
2011-11-23 18:19:17 cri komenti juaj Printoni
Kreu i Eurozonës, Zhan Klod Junker, tha se ishte "mjaft optimist", për lëvrimin nga mesi i dhjetorit të një fondi prej 8-miliardë eurosh për të cilin Greqia ka nevojë.

Pas takimit që pati me kryeminstrin e Greqisë, Lukas Papademos, ai theksoi së është optimist se Eurozona do t`i japë një përgjigje pozitive Greqisë sa i përket dhënies së fondit.

Junker njoftoi se vendimi do të merret nga eurogrupi në takimin e 29 nëntorit në Bruksel.

Pas bisedimeve të hënën në Bruksel me zyrtarë evropianë, Papademos tha se ishte në duart e udhëheqësve politikë grekë, të japin garancinë e shkruar që kërkon BE-ja dhe FMN-ja.

"Nuk ishte parashikuar që Papademos do të kishte një letër në xhepin e tij. Por ne do të kemi një angazhim të nënshkruar nga qeveria greke përpara takimit të ardhshëm të eurogrupit" ka theksuar Zhan Klod Junker.

(marrë nga Ora News)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China