Më 18 nëntor zv.drejtori i Programit të Fluturimeve në Hapësirë me Kozmonaut të Kinës Wang Zhaoyao u shpreh në një konferencë shtypi se Kina dëshiron zhvillimin e bashkëpunimit e të shkëmbimeve me vendet e ndryshme të botës në fushën e fluturimeve në hapësirë.
Wang Zhaoyao tha se ky bashkëpunim duhet bërë mbi bazën e parimeve të respektit e të përfitimeve të ndërsjella, si edhe të transparencës.
Në fazën fillestare të bashkimit të laboratorit kozmik "Tiangong 1" me anijen kozmike "Shenzhou 8", Kina zhvilloi një bashkëpunim të frytshëm me Rusinë, Gjermaninë dhe Francën. (Shy Guan)