PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Përfundon turneu i Hu Jintao-s në Havai
2011-11-15 20:07:48 cri komenti juaj Printoni

Ministri i Jashtëm i Kinës Yang Jiechi e konsideroi aktive dhe të suksesshme vizitën e kryetarit kinez Hu Jinatao në Havai të SHBA-së. Lideri kinez mori pjesë në takimin e 19-të jozyrtar të liderëve të APEC-ut (Organizatës së Bashkëpunimit Ekonomik të Azi-Paqësorit), nga 10 deri më 14 nëntor.

Ky samit u mbajt në kohën kur kriza financiare ndërkombëtare ka pasur ndikime të dukshme tek njësitë kryesore ekonomike të botës duke shkaktuar ngadalësimin e rritjes ekonomike. Në të njëjtën kohë, zona e Azi-Paqësorit po shfaq gjallëri dhe vitalitet, ndërsa APEC-u (Organizata e Bashkëpunimit Ekonomik e Azi-Paqesorit) po përjeton një mundësi të re zhvillimi.

Ministri i Jashtëm, Yang Jiechi, përmendi takimet dhe fjalimin e kryetarit Hu Jintao gjatë Samitit. Sipas kryediplomatit, këto takime kanë forcuar marrëdhëniet dypalëshe të Kinës me vendet përkatëse dhe kanë shtuar mirëkuptimin e përkrahjen e komunitetit ndërkombëtar për Kinën.

"Opinioni publik ndërkombëtar i ka kushtuar vëmendje të madhe pjesëmarrjes së kryetarit Hu Jintao në këtë samit, duke vlerësuar rolin aktiv dhe të përgjegjshëm të Kinës," theksoi ministri Yang.

Kryetari Hu Jintao, parashtroi propozimin e rëndësishëm për bashkëpunimin mes vendeve të APEC-ut, duke u bërë thirrje atyre të nxitin lirinë tregtare dhe të investimeve, të thellojnë integrimin ekonomik në këtë rajon dhe të marrin masa konkrete për zhvillimin e një ekonomie të gjelbër në rajonin e Azi-Paqësorit.

Gjithashtu gjatë konferencës së shtypit, ministri i Jashtëm Yang Jiechi, theksoi se takimi midis liderëve të Kinës dhe të SHBA-së ka nxitur marrëdhëniet e bashkëpunimit dhe të partneritetit midis dy vendeve. "Kryetari Hu Jintao theksoi se marrëdhëniet kino-amerikane kanë hyrë në një periudhë tjetër kyçe. Ndërsa presidenti amerikan Barack Obama u shpreh se do të vazhdojë të zbatojë politikën për një Kinë dhe nuk përkrah 'pavarësinë e Tajvanit'," tha Yang.

Përveç presidentit Obama, Hu Jintao, u takua edhe me personalitete të tjera amerikane. Gjatë këtyre takimeve, Hu Jintao, shprehu qëndrimin aktiv për thellimin e bashkëpunimit ekonomiko-tregtar midis Kinës dhe SHBA-së. (Du)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China