Nxitja e investimeve dhe zhvillimi i ekonomisë së gjelbër kanë qenë në fokus të fjalimit të kryetarit kinez Hu Jintao gjatë takimit të liderëve të APEC-ut në Havai. Sipas liderit kinez, vendet e rajonit të Azi-Paqësorit duhet të forcojnë reformën e strukturës ekonomike dhe asaj rregullatore.
Hu Jintao shtoi se diskutimet dhe bashkëpunimi mbi investimet e "brezit tjetër" favorizojnë tregtinë ndërkombëtare. Më këtë ai i referohet ndërtimit të një rrjeti infrastrukturor rajonal për të mundësuar qarkullimin më të lirshëm të mallrave dhe shërbimeve. Në të njëjtën kohë, theksoi Hu Jintao, duhet të ndërmerren masa për të financuar bizneset e vogla.
Duke folur për zhvillimin e një ekonomie të gjelbër, Hu Jintao kërkoi të merren parasysh ndryshimet mes vendeve të zhvilluara dhe atyre në zhvillim. Ai bri thirrje për reduktimin gradual të barrierave tarifore dhe jotarifore ndaj produkteve që nuk dëmtojnë mjedisin. (Shy Guan)