PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Deklarata e APEC-ut: Forcimi i lidhjeve ekonomike rajonale
2011-11-14 20:29:00 cri komenti juaj Printoni

Vendet anëtare të APEC-ut zotohen të shtojnë bashkëpunimin ekonomik rajonal duke favorizuar të gjithë anëtarët, thotë një deklaratë e përbashkët pas Samitit.

Sipas deklaratës, nxitja e mëtejshme e tregtisë së lirë është shumë e rëndësishme për ringjalljen ekonomike globale, pas rënies së shkaktuar në vitin 2008 dhe 2009.

Anëtarët e APEC-ut bien dakord se tregtia dhe investimet janë elemente kyçe për krijimin e vendeve të reja të punës dhe lulëzimin ekonomik. Liderët e APEC-ut bëjnë thirrje për integrimin rajonal, i cili sipas tyre është shumë i rëndësishëm për nxitjen e paqes dhe stabilitetit. Detyrë thelbësore e APEC-ut, thekson deklarata e përbashkët, është nxitja e integrimit ekonomik dhe zgjerimi i tregtisë. Anëtarët e APEC-ut ritheksuan në deklaratë kundërshtimin e tyre ndaj proteksionizmit.

Liderët angazhohen të nxitin zhvillimin e ekonomisë së gjelbër, të përshpejtojnë kalimin tek ekonomia me karbon të ulët nëpërmjet forcimit të sigurisë energjetike, nxitjen e ekonomisë së re dhe krijimin e vendeve të reja të punës. (Shy Guan)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China