Presidenti amerikan, Barack Obama, vlerësoi rezultatet e Samitit të 19-të jozyrtar të APEC-ut gjatë një konference shtypi të dielën në Honolulu, kryeqendrën e Havait. Obama përmendi si arritje, zgjerimin e tregtisë, nxitjen e zhvillimit të ekonomisë së gjelbër dhe hartimin e rregullave bashkëpunuese.
Në konferencën e shtypit pas Samitit, Obama tha se Europa po goditet nga kriza e borxheve sovrane dhe rritja e ekonomisë botërore ndodhet ende përpara sfidave. Në këtë rrethanë, sipas Obamës, tregu i rajonit të Azi-Paqësorit merr rëndësi kyçe për SHBA-në që të realizojë objektivin e dyfishimit të eksportit në 5 vjet dhe të shpejtojë rimëkëmbjen ekonomike.
Obama deklaroi gjithashtu se SHBA-ja mirëprit një zhvillimin e një Kine të lulëzuar dhe paqësore. "Rezultatet kolosale ekonomike të Kinës përputhen me interesat amerikane dhe të dyja vendet mund të forcojnë bashkëpunim në shumë fusha, që t'u krijojnë të dyja palëve më shumë shanse për nxitjen e rritjes ekonomike dhe për krijimin e vendeve të punës," nënvizoi Obama. (Wang Lei)