Deficiti tregtar i SHBA-së, papunësia dhe problemet e tjera strukturore nuk vijnë nga kursi i këmbimit të Renminbi-së kineze, u shpreh kryetari kinez, Hu Jintao të shtunën gjatë takimin ekonomik të liderëve të APEC-ut (Asia-Pacific Economic Cooperation) në Havai. Sipas liderit kinez, vlerësimi i Renminbi-së, nuk mund të zgjidhë problemet në SHBA.
Gjatë takimit të kësaj dite me presidentin amerikan Barack Obama, Hu Jintao tha se politika e kursit të këmbimit të Kinës është e përgjegjshme. Ai i kërkoi SHBA-së të ulë kufizimin e eksportimit të produkteve me teknologji të lartë në Kinës dhe t'u ofrojë kushte të përshtatshme kompanive kineze që investojnë në SHBA.
Duke folur mbi çështjet Azi-Paqësorit, Hu Jintao u shpreh se Kina respekton interesat legjitime të SHBA-së në zonën Azi-Paqësorit dhe mirëpret rolin konstruktiv të saj në këtë zonë. "Kina shpreson se SHBA-ja do të respektojë edhe interesat legjitime kineze," vlerësoi Hu Jintao.
Nga ana e tij, presidenti amerikan Barrak Obama, garantoi se SHBA-ja do të respektojë sovranitetin e Kinës dhe nuk e përkrah "pavarësinë e Tajvanit".
Përveç kësaj, Obama theksoi se forcimi i bashkëpunimit midis Kinës dhe SHBA-së favorizon të dy vendet, zonën e Azi-Paqësorit si dhe mbarë botën. Por gjithashtu "SHBA-ja mirëprit një rol më të madh të Kinës në çështjet ndërkombëtare," tha Obama.
Gjithashtu Obama theksoi se SHBA-ja i kushton vëmendje të veçantë përpjekjeve të rëndësishme të Kinës për të nxitur marrëdhëniet ekonomiko-tregtare midis dy vendeve. (Shy Guan)