PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kina e gatshme të shtojë importin nga SHBA-ja
2011-11-13 20:35:49 cri komenti juaj Printoni

Kina dëshiron të shtojë importin nga SHBA-ja si dhe investimet në të, tha të premten ministri kinez i Tregtisë, Chen Deming, në Havai.

Gjatë ministerialit të APEK-ut, ministri Chen, u takua me sekretarin amerikan të Tregtisë, John Bryson. "Vitet e fundit Kina ka rritur më me shpejtësi importin sesa eksportin, ndaj edhe suficiti i tregtisë së jashtme është pakësuar vit pas viti," tha ministri Chen.

Aktualisht suficiti tregtar i Kinës zë vetëm 1.4% të GDP-së. Tregtia e Kinës me vende e rajone të tjera është në përgjithësi e ekuilibruar, ndërsa pothuaj i gjithë suficiti vjen nga tregtia me SHBA-në. Në suficitin me SHBA-në, 80% vjen nga tregtia e përpunimit dhe 60% e saj nga kompanitë amerikane.

Në tregtinë e përpunimit, vlera që i shtohet mallit të prodhuar në Kinë zë vetëm 15-20% të vlerës së përgjithshme. Faktet e sipërpërmendura tregojnë se kursi i këmbimit valutor ndodhet në një nivel të arsyeshëm, i cili po të rregullohet, nuk mund të zbutë deficitin e SHBA-së.

Ministri kinez i Tregtisë, kujtoi se Kina është e gatshme të zgjerojë importin nga SHBA-ja për të nxitur ekuilibrimin e tregtisë dypalëshe. Por SHBA-ja përfshin shumë produkte amerikane në sferën e kontrollit për eksportin, gjë që shkakton humbje prej afro 100 miliardë dollarësh në eksportin ndaj Kinës.

Chen Deming shprehu shqetësim edhe për refuzimin e investimeve të kompanive kineze nga SHBA-ja, me arsyetimin të kontrollit të sigurisë si dhe pengimi me refuzimin e vizave për udhëtimin e biznesmenëve drejt SHBA-së.

Sekretari amerikan i Tregtisë, John Bryson shprehu mirëkuptim për qëndrimet e homologut kinez dhe përgëzoi shtimin e investimeve kineze në vendin e tij. (Wang Lei)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China