Nga Samiti i APEK-ut ku po merr pjesë, kryetari kinez Hu Jintao, adresoi një sërë mesazhesh të rëndësishme përpara liderëve të rajonit të Azi-Paqësorit.
Ai theksoi se zhvillimi i Kinës merr rëndësi për nxitjen e rritjes ekonomike të rajonit dhe mbarë botës. "Kina mirëpret ekonomitë e rajonit të gëzojnë zhvillimin e ekonomisë kineze dhe është e gatshme që të forcojë bashkëpunim për të shtuar dinamikën e zhvillimit ekonomik të rajonit dhe botës," tha Hu Jintao.
Gjatë rimëkëmbjes së ekonomisë botërore, shtoi lideri kinez, është rritur paqëndrueshmëria dhe janë shfaqur elemente pasigurie. Ai u bëri thirrje anëtarëve të APEK-ut të përqendrohen tek ruajtja e rritjes dhe qëndrueshmërisë ekonomike.
Gjatë fjalimit të tij, Hu Jintao foli edhe për të ardhmen e Kinës. Sipas tij fokus do të jetë thellimi i reformës së sistemit ekonomik, përmirësimi i mjedisit të investimeve, zhvillimi i një ekonomie të gjelbër, forcimi i mbrojtjes së të drejtave intelektuale dhe një rol më aktiv i Kinës në rregullimin ekonomik global dhe në bashkëpunimin rajonal. (Wang Lei)