Marrëdhëniet në ngushticën e Tajvanit kanë pasur ndryshime të mëdha dhe pozitive në tre vitet e fundit, duke krijuar një atmosferë paqësore midis dy brigjeve. Në këtë përfundim arritën kryetari i shtetit i Kinës Hu Jintao dhe Lien Chan, kryetar nderi i Partisë Kuomintang, parti në pushtet në Tajvan, gjatë takimit të tyre të premten në Havai.
"Faktet vërtetuan se zhvillimi paqësor i marrëdhënieve midis dy brigjeve përputhet me dëshirën e përbashkët të bashkatdhetarëve në të dy brigjet, përputhet me interesat e mbarë kombit kinez," vlerësoi Hu Jintao.
Lien Chan, tha se vitet e fundit, nën përpjekjet e përbashkëta të dy palëve, marrëdhëniet politike, ekonomike dhe shoqërore midis dy brigjeve kanë pasur progres. Ai shpreson se të dyja palët duke parë interesat e përbashkëta do të lenë mënjanë mosmarrëveshjet për të dhënë kontribut pozitiv për zhvillimin e popujve në të dy brigjet.
Gjatë takimit, Lien Chan, i përcolli Hu Jintao-s përshëndetjet e kryetarit të Partisë Kuomintang Ma Yingjiu. Edhe Hu Jintao edhe i kërkoi Lien Chan-it t'i përcjellë përshëndetjet e tij Ma Yingjiu-së. (Shy Guan)