Gjatë punimeve të Samitit të APEC-ut që po zhvillohet në Havai, kryetari i shtetit i Kinës, Hu Jintao, takoi të premten presidentin e Perusë, Ollanta Humala. Të dy liderët ranë dakord që të përpiqen së bashku për të çuar përpara partneritetin strategjik midis dy vendeve.
Hu Jintao, thekoi se Kina e ka konsideruar dhe trajtuar Perunë duke u nisur nga lartësia strategjike. Ajo e përkrah Perunë të luajë rol më të madh në punët e OKB-së dhe në çështjet rajonale. Lideri kinez, tha se të dyja palët duhet të shtojnë shkëmbimet dhe koordinimet për mbrojtjen e interesave të përbashkëta.
Presidenti peruan, Ollanta Humala, konfirmoi miqësinë që populli peruan ushqen për popullin kinez. Ai tha se Peruja dëshiron të shtojë shkëmbimet politike me Kinën dhe të nxitë bashkëpunimin ekonomiko-tregtar, mbrojtjen e mjedisit dhe bashkëpunimin në fushën e teknologjisë. Humala tha se Peruja mirëprit investimet e kompanive kineze. (Wang Lei)