PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Fokusi i samitit të APEK-ut, nxitja e zhvillimit të vazhdueshëm në Azi-Paqësor
2011-11-10 20:33:25 CRI Komenti juaj Printoni
Samiti i G20-s sapo u mbyll në Kanë të Francës, ndërsa fill pas tij Organizata e Bashkëpunimit Ekonomik të Azi-Paqësorit (APEK) do të zhvillojë mbledhjen e vet vjetore. Nga 12 deri 13 nëntor në Havai të ShBA-së do të mbahet takimi i 19-të jozyrtar i krerëve të kësaj organizate. Udhëheqësit dhe përfaqësuesit e 21 vendeve anëtare të saj, duke përfshirë kryetarin e shtetit të Kinës Hu Jintao, presidentin amerikan Barak Obama, presidentin i Rusisë Dimitri Medvedev, kryeministrin e Japonisë Noda Yoshihiko etj., do të marrin pjesë përsëri në këtë takim, për të diskutuar se si duhet trajtuar situata e vështirë e ekonomisë botërore. Doktori i shkencave Shen Minghui, nga Instituti i Studimeve të Azi-Paqësorit të Akademisë së Shkencave të Kinës, u shpreh se fokusi i samitit të APEK-ut është nxitja e zhvillimit të vazhdueshëm të rajonit të Azi-Paqësorit, për të forcuar besimin në rimëkëmbjen e ekonomisë botërore.

Vendet anëtare të APEK-ut gjenden në Azi, në Oqeanin Paqësor dhe në kontinentet e Amerikës së Veriut e të Jugut dhe vëllimi i tyre ekonomik zë më shumë se gjysmën e atij të mbarë botës. Ky rajon vlerësohet si rajoni me ekonominë më aktive në botë. Njoftohet se tema e këtij samiti është "e lidhur ngushtë me ekonominë rajonale". Në të do të diskutohen për rritjen ekonomike në Azi-Paqësor, integrimin ekonomik rajonal, zhvillimin e gjelbër, sigurinë energjetike etj.

Z. Shen Minghui mendon se tani ekonomia botërore është e pafuqishme dhe ka rrezik të bjerë përsëri, dhe, në këtë sfond, ekonomia aziatike po drejton ekonominë botërore. Kështu, varësia e ekonomisë botërore nga ekonomia e Azi-Paqësorit po thellohet.

"Kontinenti aziatik, madje tërë rajoni i Azi-Paqësorit, përfaqësohet nga ekonomia kineze. Po të shtosh këtu edhe Shtetet e Bashkuara, rëndësia e APEK-ut është e dukshme. Tani ne jemi në një proces ndryshimesh, shpresojmë se zhvillimi i rajonit të Azi-Paqësorit do të jetë më i vazhdueshëm, me qëllim që përqindja dhe zëri i këtij rajoni në strukturën botërore të rriten," shprehet zoti Shen.

Sivjet mëkëmbja e ekonomisë botërore është e dobët, kriza europiane e borxheve po rëndohet, kurse tregu financiar ndërkombëtar po shfaq luhatje të vazhdueshme. Shen Minghui mendon se, për Azi-Paqësorin, nxitja e integrimit rajonal është një forcë e madhe shtytëse për të realizuar rritjen e vazhdueshme.

"Rritja e vazhdueshme vjen nga dy drejtime: nga njëra anë prej liberalizimit dhe lehtësive në tregti e investime, nga ana tjetër nëpërmjet kundërshtimit të proteksionizmit tregtar," përfundon specialisti i Akademisë së Shkencave të Kinës Shen Minghui.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China