Kryeministri kinez Wen Jiabao u takua më 7 nëntor në Shën Pjetërburg me kryeministrin rus Vladimir Putin. Gjatë takimit, Wen Jiabao tha se pala kineze dëshiron të bëjë përpjekje së bashku me palën ruse për të nxitur procesin e demokratizimit politik ndërkombëtar duke krijuar rendin e arsyeshëm politiko-ekonomik ndërkombëtar.
Nga ana e tij, Putini u shpreh se bashkëpunimi ruso-kinez në fusha politike, ekonomike e humanitare e në çështjet ndërkombëtare ka arritur në një nivel të ri të paparë. Të dyja vendet kanë interesa të gjera të përbashkëta dhe pala ruse dëshiron të bëjë përpjekje së bashku me palën kineze për të dhënë kontribut më të madh për ruajtjen e paqes botërore e për nxitjen e zhvillimit të përbashkët. (Fani)


















