Në mbrëmjen e 7 nëntorit u mbyll në Shën Pjetërburg takimi i 10-të i kryeministrave të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait, udhëheqësit pjesëmarrës bënë "Manifestin e përbashkët të kryeministrave të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait për situatën ekonomike botërore dhe të rajonit të kësaj organizate".
Udhëheqësit pjesëmarrës janë të një mendimi se nën situatën e sotme të ndërlikuar ndërkombëtare e rajonale, vendet e ndryshme anëtare të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait duhet të forcojnë më tej bashkëpunimin për të nxitur së bashku paqen, stabilitetin e zhvillimin e këtij rajoni. (Fani)