PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Hu Jintao: 5 propozimet për ekonominë botërore
2011-11-04 20:03:57 cri komenti juaj Printoni

Kryetari i shtetit i Kinës Hu Jintao u bëri thirrje ekonomive më të mëdha botërore të punojnë së bashku për të promovuar rritjen ekonomike dhe stabilitetin financiar.

Në fjalimin e mbajtur e mbajtur në Samitin e G20-ës në Kanë, lideri kinez propozoi ruajtjen e ritmit të rritjes ekonomike dhe reformimin e administrimit për të nxitur zhvillimin e përbashkët.

Hu Jintao theksoi se sigurimi i rritjes së fortë ekonomike të botës është detyra kryesore aktuale. "Vendet e ndryshme duhet marrin masa të reja më të forta për të zgjeruar prodhimin dhe shtuar punësimin," tha Hu.

Një pikë tjetër e fjalimit të liderit kinez ishte reformimi i sistemit monetar e i sistemit tregtar ndërkombëtar dhe vendosja e ekuilibrit për çmimet e lëndëve të para.

"Gjatë reformimit duhet të sigurohen nevojat e vendeve në zhvillim," u shpreh ai. 

Për t'i ndihmuar ekonomikisht partnerët, Kina parashikon të heqë taksat doganore për 97 për qind të produkteve që vijnë nga vende më pak të zhvilluara se ajo, në kuadër të bashkëpunimit Jug-Jug.

Kryetari kinez përmendi edhe rolin e Kinës në krizën financiare ndërkombëtare.

"Kina ka bërë përpjekje për të ruajtur rritjen e fortë ekonomike të vendit, gjë që i ka dhënë forcë rimëkëmbjes së ekonomisë botërore. Kina ka shtuar fondet për institucionet monetare ndërkombëtare, ka ndihmuar vendet në zhvillim, ka shtuar blerjen e borxheve sovrane nga vendet e zhvilluara dhe ka dhënë kontribut për nxitjen e zhvillimit ekonomik e shoqëror, duke stabilizuar gjendjen ekonomike e financiare ndërkombëtare," tha Hu Jintao. (Du)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China