PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kina e hapur për bashkëpunime në hapësirë
2011-11-03 20:10:07 cri komenti juaj Printoni

Pas realizimit me sukses të procesit të parë "docking", (bashkimit të anije kozmike "Shenzhou 8" me laboratorin kozmik "Tiangong 1"), Kina deklaron se është e hapur për të bashkëpunuar me vende të tjera.

Zëdhënësja e Projektit kinez Kozmik me Kozmonaut, Wu Ping, thotë se Kina do të zhvillojë bashkëpunim konkret me vende të ndryshme për projektet e hapësirës.

Shkencëtarët kinezë dhe ata gjermanë do të zhvillojnë 17 eksperimente të përbashkëta biologjike në hapësirë.

Projektet hapësinore të Kinës janë transparente, thotë zëdhënësja Wu Ping. Lëshimi i anijes kozmike "Shenzhou 8" u vëzhgua nga afër nga përfaqësues të Agjencisë Hapësinore Evropiane dhe të Qendrës Kozmike të Gjermane.

Kina do të vazhdojë të bashkëpunojë me vende të ndryshme në bazë të respektit reciprok. "Autoritetet kineze dëshirojnë që vende të ndryshme të zhvillojnë teknikën kozmike dhe të japin kontribut për të shfrytëzuar në mënyrë paqësore hapësirën kozmike, për t'u dhënë lumturi njerëzve," theksoi Wu. (Çang Çuo)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China