G20-ta, Hu Jintao bën thirrje për forcimin e bashkëpunimit
Në prag të fillimit të samitit të G20-ës në Kanë, kryetari kinez Hu Jinato, deklaroi se më emergjente është ruajtja ritmit të rritjes ekonomike dhe balancimit të kërkesës botërore. Ai u deklaroi medieve franceze se liderët e G20-ës duhet të forcojnë bashkëpunimin për të nxitur rritjen e ekonomisë botërore. Duke folur për samitin e G20-ës në Kanë, Hu Jintao propozoi vendosjen e bashkëpunimit me përfitime të përbashkëta, për të përballuar sfidat e rëndësishme ekonomike dhe monetare të botës. Lideri kinez përshëndeti samitin e liderëve të BE-së, zhvilluar disa ditë më parë, vendimet e cilit kanë treguar unitetin dhe bashkëpunimin e Evropës dhe dëshirën për zgjidhjen e problemit të borxheve. "Kina shpreson sinqerisht që ekonomia e Eurozonës të jetë e stabilizuar," tha Hu Jintao. (Du)