Në mëngjesin e 1 nëntorit, në qendrën e lëshimit të sateliteve Jiuquan,
kryekomandanti i Projektit Kozmik me Pilot të Kinës, Chang Wanquan shpalli se anija kozmike është futur në orbitën e parapërcaktuar, duke realizuar një lëshim të suksesshëm.
Në orën 5:58 të 1 nëntorit, u lëshua anija kozmike "Shenzhou Nr.8" me raketëmbajtësen "Changzheng 2F" në qendrën e lëshimit të sateliteve Jiuquan të Kinës Veriperëndimore.
Misioni kryesor i anijes: bashkimi i parë me laboratorin kozmik "Tian Gong Nr.1"; testimi i anijes kozmike "Shenzhou" dhe raketëmbajtëses "Changzheng Nr.2F"; testimi i punës paraprake për bashkimin e objekteve në hapësirë, si dhe zhvillimi i provave shkencore hapësinore. (Jiang Lei)