Kina dhe Austria pritet të dyfishojnë tregtinë dypalëshe deri në vitin 2015. Pas rritjes së nivelit të bashkëpunimit, të dy vendet pritet të punojnë së bashku sidomos në fushën e kursimit të energjisë dhe energjisë të rinovueshme. Kryetari i shtetit i Kinës, Hu Jintao dhe kryeministri austriak, Werner Faymann, vendosën në Vjenë të ngrenë nivelin e bashkëpunimit. "Kina dëshiron të importojë më shumë mallra nga Austria. Presim të forcohet bashkëpunimi për energjinë e gjelbër," tha Hu Jintao. Kryeministri austriak, Werner Faymann, theksoi se vendi i tij po përpiqet të shtojë kursimin e energjisë dhe të forcojë mbrojtjen e mjedisit. Sipas Faymann, Austria dëshiron të bashkëpunojë me Kinën për kërkimet shkencore për energjinë diellore dhe atë të erës. "Së bashku me palën kineze duam të zhvillojmë kërkimin shkencor për krijimin e një parku të përbashkët ekologjik," tha Faymann. (Du)