Në prag të samitit të G20-ës që zhvillohet më 3 dhe 4 nëntor në Kanë të Francës, liderët kinezë bënë thirrje për nxitjen e stabilitetit në tregun financiar dhe kundërshtimin e proteksionizmit. Vetë kryetari i shtetit Hu Jintao, do të jetë i pranishëm në samit përkrah liderëve botërorë.
Ata do të zhvillojnë bisedime mbi reformën e sistemit monetar ndërkombëtar, paqëndrueshmërinë e çmimeve të lëndëve të para dhe administrimin global.
Autoritetet kineze shpresojnë se samiti i ardhshëm i G20-ës do të vazhdojë përpjekjet e përbashkëta për nxitjen dhe bashkërendimin e politikave makroekonomike mes anëtarëve të ndryshëm. Kina apelon të bëhen përpjekje për ruajtjen e rritjes ekonomike dhe nxitjen e stabilitetit në tregun financiar si edhe kundërshtimin e proteksionizmit.
Kryetari i shtetit i Kinës, Hu Jintao, në prag të samitit të G20-ës, udhëtoi drejt Evropës. Së pari ai do të qëndrojnë në Austri për një vizitë zyrtare.
Kjo është hera e parë që liderët kinezë të vizitojnë Austrinë në 12 vite. Zv- ministrja e Jashtme e Kinës, Fu Ying, deklaroi se sivjet kremtohet 40-vjetori i vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Kinës dhe Austrisë.
"Pala kineze shpreson që nëpërmjet kësaj vizite të planifikohet drejtimi i zhvillimit i marrëdhënieve midis Kinës dhe Austrisë dhe zgjerohet bashkëpunimi ekonomiko-tregtar me leverdi reciproke dhe të nxitet bashkëpunimi e shkëmbimet kulturore," tha zv-ministrja Fu. (Çang Çuo)