Roja kufitare e Polonisë do të rivendosë kontrollin në kufi gjatë Kampionit Evropian të Futbollit të vitit 2012, i cili organizohet bashkërisht nga Ukraina dhe Polonia, njoftuan mediat lokale polake të dielën.
Nëse do të vendosen kontrolle për kufijtë e brendshëm të Bashkimit Evropian që përkojnë me rajonet jugore dhe perëndimore të Polonisë, do të mësohet në muajin dhjetor, saktësoi Piotr Patla, nga Shtabi i Përgjithshëm i Rojës Kufitare polake.
Sipas autoriteteve, gjatë Euro 2012, policët kufitarë të Polonisë do të bashkëpunojnë me ata të Lituanisë, Gjermanisë dhe Sllovakisë. Njëkohësisht Roja kufitare do të ketë terminalë të lëvizshëm dhe automjete speciale, autobusë, gjithçka sipas standardeve të Shengenit.
Infrastruktura kufitare e Polonisë është reduktuar pasi vendi u bë anëtar i zonës Shengen.
Euro 2012 do të organizohet në Poloni dhe Ukrainë nga 8 qershori deri më 1 korrik. (Shy Guan)