Më 29 shtator në mbrëmje, komandanti i përgjithshëm i programit të fluturimit kozmik me kozmonautë të Kinës, Chang Wanquan, shpalli në Qendrën e Lëshimit të Satelitëve Jiuquan suksesin e lëshimit të laboratorit hapësinor "Tian Gong Nr.1". Udhëheqësit kinezë Hu Jintao, Wu Bangguo etj. panë në qendrën e kontrollit të fluturimit kozmik të Kinës në Pekin momentet e para të lëshimit, kurse kryeministri Wen Jiabao ishte i pranishëm në Qendrën Jiuquan për të parë nga afër këtë moment historik.
Më 29 shtator, në orën 21 e 16 minuta, laboratori hapësinor "Tian Gong Nr.1" u lëshua nga Qendra e Lëshimit të Satelitëve Jiuquan të Kinës Veriperëndimore për të përmbushur misionin e bashkimit midis modulit laboratorik hapësinor "Tian Gong Nr.1" e anijes kozmike "Shenzhou Nr.8". (Fani)