PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kina do eksplorojë kozmosin
2011-09-29 20:25:39 cri komenti juaj Printoni

Në shumë shkrime klasike të Kinës thuhet se në "Tian Gong" (pallatin qiellor) banojnë shenjtorë, të cilët janë forcat që kontrollojnë çdo gjë. Që nga lashtësia e deri në ditët e sotme, "Tian Gong" përfaqëson dëshirën e kinezëve për eksplorimin e kozmosit.

Laboratori hapësinor "Tian Gong Nr.1" , pas lëshimit në hapësirë në fund të shtatorit të këtij viti, pritet që gjatë 2 vjetëve të ardhshëm, të bashkohet me anijet kozmike "Shenzhou" nr.8, 9 dhe 10.

Gjatë procesit të ndërtimit të stacionit kozmik nga Kina, aerobati "Tian Gong Nr.1" është prototip i laboratorit hapësinor të Kinës. Ky mjet hapësinor ka formë rrumbullake dhe peshon afro 8.5 tonë. Misioni i tij kryesor është bashkimi me anijen kozmike "Shenzhou" në hapësirë.

Kryeprojektuesi i veprës së fluturimit kozmik me kozmonautë të Kinës Zhou Jianping tha:

"Vendi ynë lëshon laboratorin hapësinor "Tian Gong Nr.1" dhe anijen kozmike "Shenzhou Nr.8" për të bërë bashkimin e parë në hapësirë. Misioni i bashkimit është një detzrë shumë e rëndësishme dhe bazë për ndërtimin e stacionit kozmik."

"Tian Gong Nr.1" është aerobati më i madh dhe më i rëndë në Kinë. Pesha e tij shkon në afro 8.5 tonë dhe lartësia në 10.4 metra. Diametri maksimal i tij arrin në 3.35 metra.

 "Tian Gong Nr.1" në strukturën e tij përbëhet prej dy kabinash, të cilat janë kabina eksperimentale dhe kabina e materialeve. Funksioni më i rëndësishëm i "Tian Gong Nr.1" është eksperimentimi i bashkimit me anijet kozmike. Për këtë, në pjesën ballore dhe fundore të tij janë vendosur dy pika lidhëse.

"Kabina e materialeve është një kabinë ku jetojnë dhe punojnë kozmonautët. Ajo është përshtatur më së miri për kushtet e jetesës së kozmonautëve. Përveç këtyre, në këtë kabinë janë dhe disa mjete eksperimentale, ku mund të bëhen disa eksperimente mjekësore."

Takimi dhe bashkimi janë teknikat më të vështira të njohura deri tani në fushën e kozmosit. Deri tani vetëm SHBA-ja dhe Rusia kanë përvetësuar plotësisht teknologjinë e takimit dhe bashkimit të anijeve kozmike. Përsa i takon Kinës kjo është hera e parë që ajo zhvillon takimin dhe bashkimin e laboratorit hapësinor dhe anijes kozmike. Kjo do të vendosë një bazë teknike për ndërtimin e stacionit hapësinor.

Zhou Jianping tha:

"Laboratori hapësinor do të qëndrojë në hapësirë për një periudhë dyvjecare dhe gjatë kësaj kohe, ai do të zhvillojë 3 bashkime me anijet kozmike. Në krahasim me anijen kozmike, në këtë mjet hapësinor kozmonautët mund të jetojnë dhe punojnë. Prandaj, pas bashkimit të laboratorit hapësinor me anijen kozmike, kozmonautët mund të hyjnë në të për të jetuar dhe punuar për një kohë duke përfshirë zhvillimin e eksperimentimit shkencor. "

Kryeprojektuesi i veprës së fluturimit kozmike me kozmonautë të Kinës Zhou Jianping tha se tani Kina është një nga 3 vendet më të mëdhaja për lëshimin e satelitëve në botë. Edhe sektori i kozmosit i Kinës është zhvilluar shumë dhe të gjitha këto kanë paraqitur një bazë relativisht të mirë për zhvillimin e fluturimit në hapësirë me kozmonautë. (Du)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China