PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Bashkimi i parë i modulit laboratorik hapësinor "Tian Gong Nr.1" me anijen kozmike "Shenzhou Nr.8" (4)
2011-09-27 20:24:58 CRI Komenti juaj Printoni

Mësohet se gjatë procesit të lidhjes së parë midis modulit laboratorik hapësinor "Tian Gong Nr.1" dhe anijes kozmike "Shenzhou Nr.8" do të ketë shumë sfida. Këto sfida tregojnë se ky bashkim është shumë i vështirë dhe kërkesa teknike është shumë e lartë. Konkretisht, disa nga vështirësitë dhe rreziqet që mund të hasen janë si më poshtë:

Së pari, gjatë këtij bashkimi, duhet të përvetësohet fluturimi i përbashkët i shumë objekteve dhe orientimi shumë i saktë në distancë të lartë. Në krahasim nga detyrat e mëparshme, teknologjia e stacionit hapësinor me kozmonautë është shumë e lartë dhe ekzistojnë shumë rreziqe.

Së dyti, kërkesa për kontrollin e fluturimit është shumë e lartë. Gjatë procesit të bashkimit të parë, për një ditë duhet të plotësohen 5 deri 6 herë ndryshime të orbitave.

Së treti, mënyrat e defekteve gjatë lidhjes së parë janë shumë të ndërlikuara. Kjo është një sprovë e re për punonjësit që bëjnë këtë punë. Mësohet se llojet e defekteve që mund të ndodhin gjatë bashkimit të parë arrijnë deri në 472.

Kur anija kozmike "Shenzhou Nr.8" të jetë në distancat 5 km, 400 metra, 140 metra dhe 30 metra larg nga laboratori hapësinor "Tian Gong Nr.1", ajo do ndalojë nga 2 deri 4 minuta.

Përvec këtyre, një tjetër problem është se të dyja mjetet kozmike janë shumë të përafërta dhe është shumë i madh rreziku i përplasjes midis tyre.

Së katërti, është përvojë e re bashkimi i tyre. Gjatë bashkimit, "sateliti lidhës" që u shërben satelitëve, anijeve kozmike etj., do të marrë pjesë për herë të parë në bashkim. Kjo detyrë ka nevojë për punën e përbashkët të bazës ajrore, tokësore dhe asaj detare. Gjatë kësaj lidhje, duhet të zhvillohet plotësisht epërsia e sistemit të satelitit lidhës që ka përqindjen e madhe të mbulesës.

Për arsye se anija kozmike "Shenzhou Nr.8" dhe moduli laboratorik hapësinor "Tian Gong Nr.1" fluturojnë në të njëjtën kohë si rezultat, të dyja kanë ndikim të ndërsjelltë.

Lidhja e mjeteve hapësinore është teknika më e vështirë në fushën hapësinore. Më parë, kur janë bërë aktivitete të fluturimit kozmik me kozmonautë të vendeve të tjera është parë që procesi i bashkimit ka dështuar. Për shembull, gjatë procesit të bashkimit midis anijes kozmike "Progresi M3-4 dhe stacionit kozmik "paqja", ka ndodhur një përplasje. (Du)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China