Para lëshimit të laboratorit hapësinor "Tian Gong Nr. 1", Qendra e Lëshimit të Satelitëve Jiuquan ka bërë në mënyrë të gjithanëshme riparime dhe kontrolle për mjetin kozmik me kozmonautë dhe ka përdorur 117 teknologji të reja për këtë lëshim.
Raketa transportuese "Marshimi i gjatë 2F", e caktuar për lëshimin, është prodhuar kryesisht nga Instituti kinez i Teknologjisë së Raketave Transportuese. Për të plotësuar kërkesën për misionin e bashkimit të mjetit hapësinor "Tian Gong Nr.1" me anijen kozmike "Shenzhou Nr.8", specialistët kanë përdorur 176 teknologji të reja për përsosjen e kësaj rakete.
Në fakt, cdo përparim i Kinës në fushën hapësinore me kozmonautë tregon përparimin e teknologjive të reja të saj. (Du)