PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kontrolli i mjedisit e sigurimit të jetës në kozmos (6)
2011-09-27 20:24:52 cri komenti juaj Printoni

Kontrolli i mjedisit e sigurimit të jetës është një sistem i rëndësishëm në anijen kozmike, që ka si detyrë të krijojë një mjedis të përshtatshëm për jetesën e njerëzve në kozmos.

Sistemi i kontrollit të mjedisit e i sigurimit të jetës ka 3 detyra kryesore, të cilat janë; kontrolli i mjedisit, sigurimi i jetës e sigurimi i jetës në raste të jashtëzakonshëm. Zakonisht ky sistem ndahet në 3 breza.

Brezi i parë është tipi i harxhimit, domethënë të gjitha harxhimet materiale në kozmos sillen nga toka dhe pasi mbarojnë, nuk do të ketë më.

Brezi i dytë është tipi i përtëritjes, domethënë shumë materiale riciklohen nëpërmjet mënyrave fizike e kimike. Për shembull, djersa e kozmonautëve mund të kondensohet në ujë të kondensuar për pirje. Këto dhe disa masa të tjera kanë ulur ndjeshëm humbjet materiale në kozmos.

Por në fakt, përtëritja materiale nuk është ende mënyra më e mirë. Krijimi në kozmos i një mjedisi biologjik si në Tokë është mënyra më e mirë. Kështu lindi brezi i tretë i kontrollit të mjedisit e i sigurimit të jetës - mbjellja e bimëve në kozmos. Fotosinteza e bimëve mund të shndërron CO2 në oksigjen, bimët janë edhe burimi i mirë i ushqimeve të kozmonautëve. Për shkak të një sërë vështirësish teknologjike, realizimi i krijimt të mjedisit biologjik në kozmos do të jetë një proces i gjatë. (Fani)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China