PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Ç'është "Tian Gong Nr.1" ---- Jetëgjatësia, struktura dhe ndarja në dy ngjyra (1)
2011-09-27 20:25:08 cri komenti juaj Printoni

 

Aerobati "Tian Gong Nr.1" është prototip i laboratorit hapësinor të Kinës. Ky aerobat në formë cilindri ka si detyrë kryesore takimin dhe bashkimin në kozmos me anijen kozmike "Shenzhou".

Si një laborator i vogël eksperimental hapësinor, "Tian Gong Nr.1" ka jetëgjatësi dyvjecare. Në dy vjetët e ardhshëm pas lëshimit të këtij aerobati, Kina do të lëshojë me radhë edhe anijet kozmike "Shenzhou" nr.8, nr.9 dhe nr.10, të cilat do të takohen dhe bashkohen përkatësisht me "Tian Gong".

"Tian Gong Nr. 1" është aerobati kozmik kinez me vëllimin dhe peshën më të madhe. Pesha e tij arrin në 8.5 tonë, lartësia e tij është 10.4 metra dhe diametri maksimal arrin në 3.35 metra.

Nga pamja e jashtme, "Tian Gong Nr.1" duket si një cilindër i shkurtër dhe i trashë. Në brendësi, ai përbëhet nga dy kabinete, kabineti laboratorik dhe ai i burimit. Në pjesën ballore të aerobatit ndodhet kabineti laboratorik. Në fillim të këtij kabineti ndodhet një aparat bashkimi dhe aparate të tjera për të mundësuar takimin dhe bashkimin me anijen kozmike. Në këtë kabinet, kozmonautët bënë eksperimente mjekësore. Kabineti i burimit i ofron aerobatit energji fluturimi dhe gjithashtu ndodhet atje kabineti i mbyllur ku qëndrojnë kozmonautët.

Gjatë fluturimit në orbitë, aerobati "Tian Gong Nr.1" do të qëndrojë paralelisht me Tokën. Kabinetet, tavani dhe dyshemeja janë me ngjyrë qymështi dhe kaki, që kozmonautët të ndihen në një mjedis të rehatshëm. Në aerobat mund të qëndrojnë bashkërisht dy kozmonautë. (Wang Lei)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China