Tani, fluturimi i mjetit hapësinor me pilot ngarkohet me një mision të rëndësishëm, transferimin e laboratorit hapësinor në kozmos. Kjo do të bëhet për shumë vrojtime shkencore të cilat nuk mund të zhvillohen në tokë. Gjatë viteve '90, qeveria kineze filloi projektin e fluturimit të anijes kozmike dhe përcaktoi strategjinë e zhvillimit të "3 hapave", për të ndërtuar stacionin afatgjatë kozmik. Lëshimi i mjetit hapësinor "Tian Gong Nr.1" do të jetë një proces i rëndësishëm teknologjik në hapin e 2-të. "Tian Gong Nr.1" do të bashkohet me anijen kozmike me kozmonaut, për të zgjidhur problemin e shfrytëzimit të stacionit kozmik të mirëmbajtur me njerëz për periudhën afatshkurtër.
Ky plan-projekt planifikon disa hapa siç janë: lëshimi i anijes kozmike me pilot, krijimi i projektit eksperimental të anijes kozmike me pilot dhe zhvillimi i eksperimenteve në stacionin hapësinor. Hapi i dytë: bashkimi i laboratorit hapësinor me anijen kozmike etj. Hapi i 3-të: krijimi i stacionit hapësinor
Për më shumë se 50 vjet zhvillimi, sektori kinez i fluturimeve kozmike ka pësuar një hov të madh zhvillimi. Deri tani, Kina është bërë një nga 3 vendet e botës që bëjnë më shumë fluturime në kozmos, duke vendosur një bazë të mirë për zhvillimin e fluturimeve kozmike me pilot.
Në të njëjtën kohë, "projekti më i shtrenjtë i njerëzimit", "stacioni kozmik ndërkombëtar" ndodhet në fazë ndërtimi. Në këtë projekt marrin pjesë 16 vende si SHBA-ja, Rusia etj. Prandaj, sektori i fluturimeve kozmike me pilot, në Kinë, duhet të zhvillohet për një periudhë të gjatë. (Shy Guan)