PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Hapet Forumi i Davosit për vitin 2011
2011-09-14 20:07:23 CRI Komenti juaj Printoni

Hapet më 14 shtator Forumi i Davosit për vitin 2011. Më shumë se 1600 përfaqësues dhe dijetarë të fushave të ndryshme nga më shumë se 90 vende e rajone të botës u mblodhën në qytetin bregdetar Dalian, në veri të Kinës, për të diskutuar mbi përmirësimin e cilësisë ekomomike dhe trajtimin e krizës ekonomike botërore. Kryeminsitri kinez, Wen Jiabao, gjatë fjalimit në ceremoninë e hapjes theksoi- "Zhvillimi i Kinës dhe zhvillimi i gjithë botës janë të pandashme. Kina ka besim se, ekonomia e saj do të ketë zhvillim afatgjatë, në nivelin më të lartë dhe me cilësinë më të mirë. Kina do të bëhet forcë shtytëse për ekonominë ndërkombëtare që të zhvillohet në mënyrë të vazhdueshme dhe të balancuar.

Tema e Forumit të këtij viti pasqyron konsensusin dhe shpresën e vendeve të ndryshme për një zhvillimi ekonomik me baza të forta, të vazhdueshëm dhe të ekuilibruar. Situata aktuale kërkon forcimin e besimit dhe forcimin e bashkëpunimit në rang ndërkombëtar.

Aktualisht, shpejtësia e rritjes ka rënë si për ekonomitë e zhvilluara edhe për ato në zhvillim, është rritur kriza e borxheve publike të disa vendeve. Kjo gjë ka shkaktuar dhe trazira në tregun financiar ndërkombëtar. Ekonomitë kryesore të zhvilluara duhet të marrin përgjegjësitë financiare dhe monetare për të trajtuar si duhet problemin e borxhit, për të mbajtur sigurinë e investimeve dhe stabilitetit si dhe për ruajtjen e besimit të investitorëve globalë."

Me zgjerimin e vëllimit total të ekonomisë kineze, është më e vështirë që ritmi i zhvillimit ekonomik të jetë i shpejtë dhe afatgjatë. Por, Kina ka aftësitë, mundësitë dhe besimin se do ta shtyjë ekonominë e saj në një nivel të ri. Qeveria kineze do të ndërmarrë një sërë masash për zhvillimin e vazhdueshëm ekonomik, duke përfshirë rritjen e kërkesave të brendshme, ekonominë e gjelbër etj.

Ne do të vazhdojmë të nxitim reformën mbi sistemin ekonomik dhe sistemin politik, të këmbëngulim dhe përmirësojmë sistemin bazë ekonomik, të mbrojmë të drejtat demokratike dhe interesat legjitime të popullit, të ruajmë drejtësinë sociale. Ne do të marrim pjesë në procesin e globalizimit ekonomik, do të promovojmë ndërtimin e një sistemi të drejtë tregtar e financiar, të vazhdojmë përmirësimin e ligjeve dhe të rregullave ekonomike që lidhen me punët e jashtme, për të përmirësuar mjedisin e investimeve në Kinë."

Në rrugën drejt rimëkëmbjes së ekonomisë botërore, Kina do të luajë një rol akoma edhe më të rëndësishëm".

Presidenti i Forumit Ekonomik Botëror, Schwab, vlerësoi arritjet e larta në zhvillimin ekonomiko-shoqërore të Kinës, dhe u bëri thirrje palëve të ndryshme të bashkëpunojnë për të dalë nga kriza ekonomike ndërkombëtare.(Zhan Dian)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China