PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kina dhe Forumi Ekonomik Botëror Davos
2011-09-13 19:38:29 CRI Komenti juaj Printoni

Në samitin vjetor të vitit të kaluar për Forumin Ekonomik Botëror Davos, shumë pjesëmarrës përcollën mendime optimiste lidhur me gjendjen ekonomike botërore. Megjithatë, pas përfundimit të forumit gjendja ekonomike botërore jo vetëm që nuk vajti sipas parashikimeve të shumicës së pjesëmarrësve, por pati një prirje përkeqësimi të vazhdueshme. Shumica e njerëzve besuan dhe folën për futjen në një recension të dytë të ekonomisë glabale.

Me anë të politikave ekspansioniste monetare, qeveria amerikane pati sukses në parandalimin e përkeqësimit të tregjeve financiare. Megjithatë, ekonomia amerikane dështoi në rritjen sipas parashkimit. Në vend të kësaj, me fillimin e vitit 2011, shpejtësia e rritjes së ekonomisë amerikane ra dhe përqindja e papunësisë ishte në shifra alarmante. Aktualisht, qeveria amerikane po përballet me dy dilema, e para, politika ekspansioniste monetare do të stimulojë rritjen e ekonomisë, por do të shkaktojë përkeqësim të gjendjes financiare, e dyta konsolidimi i sistemit financiar do të pakësojë rritjen e ekonomisë dhe nuk të krijojë vende pune.

Me probleme të tilla nuk po përballet vetëm ekonomia amerikane, por edhe ekonomia e Eurozonës. Problemi i borxheve të Greqisë, dhe i disa shteteve të tjera në Europë kanë ndikuar shumë negativisht në ekonominë e zonës së euros. Të gjitha këto flasin për një recension të dytë në ekonominë botërore dhe parashikimi i kësaj here për të ardhmen është pesimist.

Fill pas shfaqjes së krizës ekonomike botërore, ekonomia e Kinës është bërë fokus në Forumin Ekonomik Botëror Davos. Në vitin 2009, plani stimulues financiar me fondin në shifrën e 400 miliardë juanëve u përgëzua shumë nga pjesëmarrësit e Forumit Davos. Ekonomia e Kinës u bë shpresa e ruajtjes së ekuilibrit të ekonomisë botërore. Por, pas disa muajve të përfundimit të Forumit Davos, pati spekulime se ekonomia e Kinës u keqësua dhe se niveli i inflacionit në Kinë kishte humbur kontrollin. Megjithatë, realiteti foli ndryshe. Nga statistikat për muajin gushtit doli se inflacioni ishte nën kontroll, megjithëse ritmi i rritjes së ekonomisë kineze ka rënë, ai prapë vazhdon të mbetet në nivele të larta. Ekonomistët besojnë se në të ardhmen ekonomia kineze do të vazhdojë rritjen sipas trajektores së mëparëshme.

Forumi Davos 2011, që do të hapet në Dalian, është një rast i cmuar ndaj qeverisë dhe ndërmarrjeve kineze për të njohur botën. Si shteti i dytë më i fuqishëm në botë përsa i përket ekonomisë, Kina nuk është vetëm një spektatore e zhvillimit të ekonomisë së botës. Forumi i kësaj here do të mundësojë që zëri i Kinës të ndikojë në procesin e zhvillimit të ekonomisë globale. (Fang Xiaoyu)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China