Njëqind të rinj nga vendet e Bashkimit Evropian filluan një vizitë miqësore në Kinë. Të rinjtë nga Evropa që do të qëndrojnë për 7 ditë, arritën më 9 gusht në Shenzhen. Vizita e tyre vjen pas ftesës së Federatës së të Rinjve të Kinës.
Gjatë qëndrimit në Kinë, grupi i të rinjve nga BE-ja do të marrë pjesë në Festivalin Botëror të të Rinjve të Universiadës në Shenzhen, aktivitet që zhvillohet brenda kornizës së "Viti i shkëmbimit midis të rinjve kinezë dhe evropianë, 2011".
Ky festival përfshin Koncertin e Plazhit të Studentëve të Botës dhe Forumin e të Rinjve kinezë e evropianë. (Shy Guan)