Një vit përpara çeljes së Olimpiadës 2012, në Londër u zhvillua ceremonia e hapjes, mbrëmjen e 27 korrikut. I pranishëm në festime, kryeministri i Britanisë, David Cameron dhe kryetari i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Jacques Rogge, në emër të Londrës, ftuan gjithë botën.
Në fjalimin e tij, kryeministri Cameron, shprehu besimin se Olimpiada do të jetë një tjetër tregim i bukur britanik. "Bota do ta shohë më të mirën e Britanisë", shtoi Cameron.
Në ceremoni u publikuan edhe medaljet e Olimpiadës së Londrës. Këto medalje, me përmasa 85mm në diametër, 7mm në të trasha dhe 400g në peshë, janë medaljet më të mëdha në edicionet e verore të Olimpiadës. Medalja e artë përmban 6g ar, ndërsa medalja e argjendtë prodhohet me argjend të pastër. Në Olimpiadën e Londrës do të ketë 2100 medalje. (Wang Lei)