PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Ansambli Popullor nis koncertet verore turistike në Jug dhe Veri
2011-07-12 23:11:12 cri komenti juaj Printoni
Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve Popullore, pas një sezoni artistik të suksesshëm në Tiranë, ku për disa muaj me radhë përgjatë sezonit artistik, ka sjellë disa koncerte të larmishme dhe me një program të pasur, tashmë ka vijuar udhëtimin e tij drejt qyteteve të tjera të vendit. Programi për koncertet verore turistike vijon me koncerte në Durrës, Berat dhe Lezhë, që do të zhvillohen gjatë këtij muaji. Për publikun do të jetë një repertor i pasur, i cili sjell krijimtarinë folklorike nga jugu në veri të vendit. Drejtuesit e Ansamblit tregojnë se jo vetëm këto tre qytete, por dhe të tjerë do të jenë mikpritës të artistëve të krijimtarisë popullore, të cilët me interpretimet e tyre arrijnë të korrin duartrokitje në çdo skenë që ata kërcejnë. Valle me motive të Librazhdit, "Veç Shqipnisë s'ma shun dot mallin", "Në këtë stinë të bukur" të cilët do të këndohen nga këngëtarja Sabahet Vishnja,"Këngë Arbëreshe", "Hajde Gjyle", të kënduara nga Bardhyl Xhafka, Valle Kosovare me motive të Rugovës koreografia nga Besim Zekthi me muzikë nga Agim Krajka dhe solistë Brikena Jaupi dhe Rexhep Çeliku do të jenë pjesë e krijimtarisë artistike që do të prezantohet para publikut. Më tej pjesë e koncerteve do të jenë dhe zëra të rinj, por të talentuar si Rudina Delia, valle me motive nga Skrapari, ku do të interpretojë kuarteti Olta Ahmeti, Lorena Isaku, Besmir Aga, dhe Ledi Bajraktari. (Gazmend Agaj)
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China