PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Një shfaqje me teknikë të re në Teatrin e Kukullave ne Tirane
2011-07-12 23:03:13 cri komenti juaj Printoni
Teatri Kombëtar për Fëmijë shfaq te dielen shfaqjen "Princi i vogël", nga vepra e Antoine de Saint Exupery dhe me regji të bullgarit, Bonjo Lungov.Regjisori Lungov, i cili prej kohësh ndodhet në Tiranë për të zhvilluar provat është shprehur për mediat se kjo shfaqje sjell një teknikë të re për Teatrin e Kukullave e cila konsiston në ndriçimin nëpërmjet dritës vetëm të kukullës, ndërsa tre aktorët që e lëvizin atë, mbeten të padukshëm. Janë tre aktorë që punojnë me një kukull, që do të thotë se të tre duhet të jenë në sinkron të plotë dhe kjo nuk është e lehtë", është shpehur regjisori bullgar.Ndërkohë që kukullat dhe skenografia janë realizuar nga vetë regjisori në skenën e re të Teatrit Kombëtar për Fëmijë ku shfaqja vazhdon të jepet çdo të shtunë dhe të diel ora 11:00. "Është një shfaqje për moshën 2 deri në 89 vjeç", është shprehur regjisori, Bonjo Lungov."Princi i vogël" është realizuar në bazë të marrëveshjes së Qendrës Kombëtare të Fëmijëve me Akademinë NATFIZ, në Sofej. (Gazmend Agaj)
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China