PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Sarandë, mbyllet festivali i 5-të kombëtar për Çamërinë
2011-07-05 10:40:16 cri komenti juaj Printoni
U mbyll te marten Festivali i 5-të kombëtar i Këngës dhe Valles për Çamërinë, i cili u zhvillua për tre netë me radhë në qytetin e Sarandës. Festivali dedikuar folkut të Çamërisë ishte për të pestin vit radhazi në qytetin bregdetar dhe në të morën pjesë mbi 1000 artistë, 30 ansamble e grupe artistike nga të gjitha trojet shqiptare. Organizator i këtij eventi të rëndësishëm artistik në jug të vendit ishte Unioni Artistik i Kombit Shqiptar me president Azgan Haklajn, ndërkohë që u mbështet edhe nga PDIU. Artistët pjesëmarrës përcollën mesazhin se trashëgimia kulturore e Çamërisë dhe e kombit shqiptar ruhet me mjaft dashuri tek brezi i ri, të cilët me përkushtim sollën vlerat e artit popullor dhe pasurive shpirtërore të trevave shqipfolëse. Në fund, juria e festivalit vlerësoi me çmime të para Ansamblin "Krahu i Shqiponjës" Vlorë dhe grupin artistik të Konispolit, ndërkohë që janë vlerësuar me çmime të veçanta shoqëri të ndryshme artistike nga trevat shqiptare, solistë dhe instrumentistë pjesëmarrës në këtë aktivitet.(Gazmend Agaj)
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China