Tekstet shkollore do të jenë në duart e nxënësve deri më datë 25 gusht. Ky do të jetë afati për të gjitha shtëpitë botuese, të cilat sipas MASH kanë filluar botimin e titujve që janë përzgjedhur nga arsimtarët e shkollave në të gjithë vendin. Shtëpitë botuese që do të merren me përgatitjen e teksteve, numri i të cilave arrin në 30, do të lidhin kontrata me Ministrinë e Arsimit, për çdo titull që do të nxjerrin nga shtypshkronja.(Gazmend Agaj)