Festivali Ndërkombëtar i Teatrit "Butrinti 2000" që zhvillohet çdo verë në Butrint dhe Festivali Ndërkombëtar i Dancit Bashkëkohor që zhvillohet në vjeshtë në Durrës do të shtyhen për në muajin shtator.Në një konferencë për shtyp, te enjten në Akademinë e Arteve, dy drejtorët e festivaleve ndërkombëtare Alfred Bualoti dhe Gjergj Prevazi njoftuan në lidhje më këtë shtyrje të festivaleve, pasi Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve nuk ka miratuar fondet për to. Sipas tyre, kjo shtyrje dëmton imazhin e Shqipërisë dhe na bën vend jo të besueshëm për trupat e huaja që do të merrnin pjesë në këto festivale.(Gazmend Agaj)