PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Shpresarta Sadriu nga Gjakova fiton festivalin për fëmijë
2011-07-05 10:27:36 cri komenti juaj Printoni

Festivali i 49-të Mbarëkombëtar i këngës për Fëmijë, i mbajtur për tre ditë me radhë në teatrin "Migjeni" të qytetit të Shkodrës, përfundoi mbrëmë vonë, duke nxjerrë fituese 12 vjeçaren nga Gjakova e Kosovës, Shpresarta Sadriu. Pas dy ditëve të para, ku u interpretuan 34 këngë, nga 17 në secilen natë, mbrëmë në skenë u ngjitën 21 këngët më të zgjedhura, nga të cilat Juria e Festivalit, e përbërë tërësisht nga fëmijë, shpalli fitues të çmimit të parë këngën "Fjalë vetem fjalë", me muzikë të Shpëtim Gashit, tekst të Edona Krasniqit dhe të interpretuar nga Shpresarta Sadriu.Me çmim të dytë u nderuan këngët "Motra jemi shoqe jemi", me muzikë të Edmond Rrapit, tekst të Lejdi Shqiponjës dhe të interpretuar nga dueti Iva Latifi dhe Sidorela Hasa, si dhe "S'ka me përse", me muzikë të Frederik Ndocit, tekst të Alfred Çapalikut dhe të interpretuar nga Niki Mjeda. Me çmim të tretë, u vlerësuan tre këngë, "T'i nuk rri po punon", me muzikë të Edmond Zhulalit, tekst të Jorgo Papingjit dhe të kënduar nga Livia Murataj, "Dita e verës", me muzikë dhe tekst të Markelian Zaka dhe të kënduar nga Fjoralba Prendi, si dhe "Lahem çupa çupa", me muzikë dhe tekst të Ervin Bushatit dhe të interpretuar nga Iljada Iljazi.(Gazmend Agaj)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China