Rreth 20 fotografi të ekspozuara te shtunen në një ekspozitë në qëndër të qytetit te Shkodres, tërhoqën vemendjen e qytetarëve shkodranë. Ekspozita është pjesë e aktivitetit shumëplanësh të organizuar nga të rinjtë e qëndrës Kolping, me qëndër në qytetin e Shkodrës. Ekspozita ka në fokus katër tema kryesore, të moshuarit, gratë, fëmijët dhe ambientin, ka plotësisht qëllim social dhe synon të ndihmojë qëndrën e të moshuarve Dimension human, një qëndër ditore për të moshuarit, e frekuentuar nga rreth 40 të moshuar të qytetit të Shkodrës, si dhe Casa Mimoza, një shtëpi që trajton njerëzit me aftësi të kufizuar. Nga një numër i madh fotosh, të përgatitura nga fotografë amator dhe profesionistë, 20 më të mirat janë përzgjedhur nga organizatorët për t'u ekspozuar në stenden e vendosur në qëndër të qytetit, ndërsa të tjerat kanë zënë vend në mjediset qendrës Kolping. Me fondet që u mblodhen dy ditët e aktivitetit të planifikuar nga qëndra sociale Kolping, për të strehuarit në Casa Mimoza, si dhe të moshuarve, u organizua një ekskursion në një nga pikat turistike të rajonit të Shkodrës, të shoqëruar edhe me aktivitete të tjera të larmishme kulturore-artistike. (Gazmend Agaj)